Aplikacion
Të mërkurën, një ditë pas 111-vjetorit të Pavarësisë, Drake publikoi videoklipin e këngës “Polar Opposites”, kënga përmbyllëse e albumit të tij të fundit, “For All the Dogs”.
Gjithë videoklipi i këngës përmban referenca për kulturën shqiptare. Në fillim shfaqet titulli i këngës, shoqëruar me simbolin e shqiponjës dykrenare.
Në “Polar Opposites”, Drake i këndon një vajze që e ka bllokuar nga të gjitha platformat. Me gjasë, Mariana është shqiptare nga Kosova, pasi në një moment të këngës, ai thotë: “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/ Thjesht di që tensioni po rritet”. Kjo mund të jetë një referencë për tensionet në veri të Kosovës me palën serbe. Drake, mesa duket, jo vetëm vlerëson kulturën shqiptare, por njëkohësisht është edhe i informuar për tensionet gjeo-politike.

Është e paqartë lidhja e Drake me Shqipërinë, por një arsye mund të jetë edhe fakti që një nga tekstshkruesit e albumit të tij të fundit është shqiptari Gent Memishi.
Përmes tij, reperi mund të ketë rënë në kontakt me kulturën shqiptare dhe i është dukur ide e mirë për ta bërë pjesë të “For All the Dogs”.
Por një tjetër pistë mbetet edhe fakti që një vajzë nga Prishtina me emrin Mariana mund ti ketë thyer zemrën.
Pjesë nga teksti i këngës:
“Duhej plane për të të kuptuar
Mariana ma theve besimin
Pse duhet të dëgjoni propagandën?
Ne sapo thyem akullin dhe tani ju të dy po largoheni
Isha i sjellshëm, nuk të kuptoj
Duhet ta lini motrën tuaj të jetë zëri i arsyes
Ose është teksti yt që po e lexoj gabimisht
Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese
Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë
E di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës.
“Bipolare, e papjekur”, thotë ai në tekstin e këngës.
Në një nga këngët e albumit, “Polar Opposites” ai përmendi kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Videoja mbyllet me një shqiponjë që fluturon mbi qiellin e kuq.

Videoja “Polar Opposites” pason publikimin e “Scary Hours 3”, e cila kapi rekorde shikueshmërie.
Këngëtari me famë botërore ka njoftuar më herët se ka në plan të marrë pak kohë larg muzikës, për t’u fokusuar te shëndeti i tij.