Aplikacion
Është denoncuar e zhdukur një punonjëse në Gjykatën e Lezhës, Klaudia Marku, me pozicion sekretare. Denoncimi në polici ka ardhur nga bashkëshorti i saj, me të cilin kanë dy fëmijë.
Burime për Zoom.al bëjnë me dije se bashkëshorti ka bërë denoncim, pasi nëna e fëmijëve të tij, Klaudia Marku nuk është kthyer në banesë dhe nuk ka pasur më kontakte me të.
Paraprakisht dyshohet se shkak i largimit të gruas kanë qenë konflikte familjare, por megjithatë policia po punon për gjetjen e saj.