zoom

Slider

Lëvizje në televizione/ Kush janë drejtuesit, gazetarët dhe prezantuesit që po ndryshojnë ekran

Sezoni i ri televiziv nuk pati ndryshime të mëdha në nisje të tij. Por janari ka sjellë disa ndryshime të papritura.

Ardhja e Sokol Ballës në ABC NEWS, pas shitjes së këtij televizioni nga Klodjan Allajbeu te biznesmeni kosovar Shkëlqim Devolli, çoi në largimin e drejtorit të informacionit Andi Tela.

1 muaj pas shkëputjes nga ABC, Tela, siç mëson Zoom.al, është rikthyer në kompaninë “Focus Group”, të Irfan Hysenbelliut, ku ai ka punuar për shumë vite me radhë. Ai do të drejtojë televizionin informativ News 24 dhe mediat e tjera të kompanisë. Gazetari Robert Rakipllari do të mbetet në rolin e drejtorit të informacionit në News 24.

Po nga ABC News është larguar gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi. Atë do ta shohim në ekranin e “Top Channel”, ku do të drejtojë prej të hënës emisionin “Top Talk”.

Nga ABC Neës u largua edhe Endri Xhafo, të cilin do ta shohim nga e hëna në Panorama Tv me emisionin e tij “Log”.

Në ABC News ndërkohë do të shohim spikeren Juli Krisafi, e cila deri tani drejtonte edicionin qëndro të lajmeve në Syri Tv.

Në ABC shkon po ashtu edhe Viola Xhafaj, deri pak ditë më parë spikere në MCN Tv. /Zoom.al