zoom

Stil

Ledri flet për marrëdhënien me Sarën: E kam zgjuar në 4 të mëngjesit

Ledri dhe Sara janë një nga çiftet më të dashur të publikut, që fansat i adhurojnë për marrëdhënien që kanë.

I konsideruar si çifti perfekt, Ledri rrëfeu detaje nga marrëdhënia me Sarën dhe sa i lidhur është me të.

“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pëlqen kjo?’ Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin”, tregoi Ledri, ndërsa tha se edhe ai e ndihmon duke e fotografuar.

Këngëtari u ndal edhe në momentin e shumëkomentuar në rrjet, ku gjatë prezantimit të albumit, mori Sarën në skenë dhe ia kushtoi asaj një këngë.

“Më pëlqen ajo këngë shumë. Në atë moment kam parë vetëm Sarën në sy, kam dashur të kem një kujtim vetëm me atë”, u shpreh Ledri.