zoom

Lajme

Video/ S’kanë fund telashet për aktorin e Hollywood. Godet me grusht aktivisten pro Palestinës

Aktori amerikan Alec Baldwin u vu në shënjestër nga një aktiviste pro Palestinës brenda një kafeneje në Greenwich Village, Nju Jork.

Gruaja iu afrua aktorit në mënyrë të përsëritur duke i kërkuar që të thoshte ‘Palestine e lirë’, më pas duke i referuar akuzës së tij për vrasjen e drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins, e vrarë në xhirimet e filmit “Rust” me armë zjarri në tetor 2021.

‘Pse e vrave atë grua dhe nuk shkove në burg? Thuaj ‘Palestinën e lirë’ dhe të betohem se do të të lë të qetë’, përsëriti disa herë aktivistja, duke filmuar skenën!
Në atë moment, Baldwin i paduruar e goditi me grusht aktivisten, duke e bërë atë të lëshonte celularin.Më pas gruaja postoi videon e shkurtër të debatit me aktorin në Twitter, duke deklaruar se ishte sulmuar.