Aplikacion
Fituesja e BBV, Egla Ceno ka publikuan një mesazh mbështetës për Lediona Xheladinaj, e cila ka pësuar një aksident të rëndë me motomjet.
Në një postim në rrjetet sociale, aktorja i kërkoi ish-banores së Big Brother Vip të bëhet e fortë dhe i uron shërim të shpejtë.
“Forca Ledjona Xheladinaj! Shërim të shpejtë, për vete, për vajzën tënde dhe për publikun tënd. Të presim”, shkruan Egla Ceno,

Gazetarja raportohet se ka pësuar një aksident të rëndë në fshatin Melan të Dibrës rreth dy ditë më parë.
Sipas raportimeve, ajo po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ka pësuar fraktura të rënda në trup.
Ende nuk dihet gjendja e saj dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti.