Aplikacion
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, po përballet me një dëmtim të dhimbshëm që po ndikon ndjeshëm në paraqitjet e tij të fundit. Sipas raportimeve nga mjeku Pedro Lluis Ripoll, 18-vjeçari po luan vetëm në rreth gjysmën e kapacitetit të tij për shkak të një dëmtimi në ijë (pubalgji), që po i kufizon lëvizjet dhe fuqinë e goditjeve.
Ky problem fizik u vu qartë re gjatë humbjes 2-1 të Barcelonës ndaj Real Madridit në “El Clasico” të së dielës, ku Yamal u pa i ngadaltë dhe i rezervuar në aksione.
Pubalgjia është një dëmtim kronik që shkakton dhimbje të vazhdueshme në zonën pubike, duke reduktuar ndjeshëm mobilitetin dhe shpërthyeshmërinë, dy nga cilësitë kryesore të lojës së të riut.
Sipas ekspertëve mjekësorë, intensiteti i dhimbjes ndryshon nga ndeshja në ndeshje, por zakonisht përkeqësohet në takimet me ritëm të lartë, si ato që Barcelona zhvillon në garat kryesore, ku skuadra ka më shumë nevojë për kreativitetin dhe ndikimin e Lamine Yamalit.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës