zoom

Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Sekuestrohet pasuria e Alda Klosit

LAJMI I FUNDIT/ Sekuestrohet pasuria e Alda Klosit

Sekuestrohet pasuria e Alda Klosit, ish-zyrtares së Kryeministrisë.

Me kërkesë të prokurorisë gjykata vendosi sekuestrimin e parave dhe të pronave që janë në emër të saj.

Alda Klosit iu vodhën 120 mijë euro nga pasteuesja e saj, Rozeta Dobi. Por ajo disponon edhe disa shtëpi e toka në Tiranë e Lezhë.

Prokuroria dyshon se këto pasuri janë vënë me të ardhura të siguruara në mënyrë të paligjshme.

LISTA E PASURIVE

Alda Klosit u emërua në administratën e lartë shtetërore në 2016, si drejtore në ministrinë e Financave.

Atë vit ajo dhe bashkëshorti Altin Klosi kishin vetë një apartament prej 47m2 katrorë në Tiranë, me vlerë 2,5 milion lekë, një automjet Toyota Yaris i vlerësuar 180 mijë leke dhe disa llogari bankare me vlera të ulëta ose të papërfillshme, prej 7 eurosh apo 3,8 dollarësh.

Bashkëshorti kishte dhe një truall prej 1000 m2 katrore në periferi të Tiranës me vlerë 9 milion lekë, ku përfshihet dhe një ndërtim prej rreth 90 m2.

Një vit më pas Alda dhe Altin Klosi blenë një apartament në Tiranë prej 72 metrash katrorë me vlerë rreth 32 mijë euro, financuar pjesërisht nga një kredi prej 2 milion lekësh, 950 mjië lekë të tjera I kanë marrë borxh dhe nga një garanci financiare të një prone me qira.

Në 2021 Alda Klosi, e divorcuar, bëhet pronare e dy apartamenteve banimi në Lezhe, me vlerë gati 8 milion lekë.

Po në këtë vit Alda Klosi shlyen kredinë e marrë në 2017 për blerjen e apartamentit në Tiranë, dhe bëhet pronare me te drejta të plota.

Në 2022 Alda Klosi deklaron se ka përfituar tre pasuri si trashëgimi ligjore nga familja, por ajo jetonte me qira pranë liqenit artificial, në Rrugën e Kosovarëve.

Ish-drejtoresha e Kryeministrisë thotë se shuma e vjedhur ishte marrë borxh për kurimin e xhaxhait, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në SHBA.

Pastruesja Rozeta Dobi thotë se në shtëpinë e Alda Klosit kishte vjedhur edhe 400 mijë eurot e tjera që iu gjetën në shtëpi, por ish-zyrtarja e ka mohuar që ta ketë pasur atë shumë./ Zoom.al