zoom

Politikë

Lajm i fundit/ Kushtetuesja merr vendim pro Qeverisë, aprovon marrëveshjen e emigrantëve

Asnjë surprizë në vendimin e institucionit më të lartë të drejtësisë, që edhe një herë tjetër rreshtohet krah Qeverisë.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimi lidhur me marrëveshjen për emigrantët të bërë mes Italisë dh Shqipërisë, e firmosur nga kryeministrat Rama-Meloni dhe miratuar nga Parlamenti i vendit fqinj.

Sipas gjykatës, kjo marrëveshje është në përputhje me Kushtetuese. Vendimi zyrtar pritet që të bëhet publik në orën 15:30.

Kujtojmë se kjo marrëveshje u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, që e cilësonin antikushtetues, në shkelje ligjore dhe të të drejtave të njeriut.

Para vendimit u mbajt edhe një protestë nga shoqëria civile para Kushtetueses, ku u hodhën thirrje me pankarta “kamp refugjatësh”. /ZOOM.AL/