zoom

Aktualitet

Ky është kreu i rrjetit kriminal, që falsifikonte vizat amerikane për 10 mijë euro

Personi që shihni në foto është Renato Nasto, personi kryer që kishte ngritur një rrjet që mashtronte qytetarët, duke i premtuar kundrejt pagesave viza amerikane.

Të ndaluarit janë dhe Klea Prifti, Klaudio Leçini, Klaus Kapedani dhe Xhemal Seseri, ndërsa u shpall në kërkim Eduart Gjini.

SKEMA:

Në faqen në instagram Nasto shkruante edhe mesazhet ku shprehej: “viza Amerikane me garanci 100%. Ne garantojmë pajisjen me viza Amerikane 10-vjeçare. Ju paguani vetëm pasi viza t’iu aprovohet.”

Kjo ishte metoda si ai gjente klientët dhe më pas bënte procedurat për aplikimin e vizave. Disa nga të dyshuarit kanë përdorur/paraqitur informacione dhe formularë me të dhëna të rreme, me qëllim për t’u kualifikuar për kategori të caktuara vizash amerikane.

I dyshuari kryesor për këto raste është Renato Nasto ndërkohë personat e tjerë sipas policisë janë persona që kanë aplikuar për viza amerikane, pra janë drejtuar tek Renato Nasto dhe ky i ka ndihmuar personat aplikantë të falsifikonin të dhënat e formularëve elektronikë në aplikimin për vizë amerikane me të dhëna të rreme, që aplikanti për vizë të kishte një profil kualifikues. /ZOOM.AL/