Aplikacion
Personi që shihni në fotografi është 37-vjeçari Ramiz Mici që goditi me thikë për vdekje bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezin.
Ramiz Mici, së bashku me 37-vjeçaren jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh, në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte nisur një lidhje me Ramizin, e cila rezultoi fatale.

Autori i vrasjes është baba i dy fëmijëve, nga martesa e parë.
Krimi i rëndë në familje ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi ka kryer vrasjen.