zoom

Aktualitet

Kur s’të shpëton as policia! U vra nga bashkëjetuesi, viktima në Elbasan ishte me urdhër mbrojtjeje

Kur s’të shpëton as policia! U vra nga bashkëjetuesi, viktima në Elbasan ishte me urdhër mbrojtjeje

Kjo e shtunë do të regjistronte një krim të rëndë në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit, ku një 37-vjeçar goditi me thikë për vdekje bashkëjetuesen.

37-vjeçari Ramis Mici vrau bashkëjetuesen e tij, shtetasen Jetlira Elezin, po 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë, e ndjera humbi jetën.

Ramiz Mici së bashku me viktimën jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh, në një banesë me qira. 37-vjecarja ishte e divorcuar dhe kishte një fëmijë nga martesa e parë.

Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme. Mësohet se para pesë ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjecari e kishte dhunuar bashkëjetuesen.

Viktima kishte kerkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara.

Sot 37-vjeçarja do të largohej nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër. Duket se ky ka qenë shkaku i debatit të fundit që çoi në vrasjen e saj./ Zoom.al

Postime të lidhura