zoom

Stil

Kush janë të famshmit me IQ më të lartë? Shakira në vendet e para

Shakira është fjalë për fjalë një gjeni, sipas IQ. Dhe lëvizjet e saj sensuale mund t’u bëjnë përshtypje fansave të saj, por sigurisht që ajo ndërthur talentin me inteligjencën.

Sipas Mensa International, shoqëria më e vjetër në botë e njerëzve me IQ të lartë, superylli kolumbian ka një IQ prej 140.

https://

Disa muaj më parë, organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar publikoi një listë të të famshmëve me IQ mbi mesataren. Ajo përmban të famshëm si Madonna, gjithashtu me një IQ 140, Quentin Tarantino me 160, James Woods me 180. Raporti përshkruan ata me një IQ më të madhe se 139 si “pothuajse gjeni”.

Mensa është një organizatë globale, jofitimprurëse e fokusuar në njohjen, zhvillimin dhe mbështetjen e inteligjencës njerëzore.

Në krye të yjeve inteligjentë janë edhe: Rowan Atkinson me 178, Lady Gaga me 166. Ashton Kutcher dhe Matt Damon gjithashtu me 160. Lisa Kudrow dhe Cindy Crawford me 154, si dhe Ben Affleck. Steve Martin me 142. Sharon Stone me një IQ 154, filloi kolegjin në qytetin e saj të lindjes në Pensilvani kur ishte vetëm 16 vjeç.

https://