Aplikacion
Artan Leshi është pronari i makinës Audi Q7, të cilës iu vendos tritol pak pas mesnate në Kamëz. Ngjarja ndodhi teksa mjeti ishte i parkuar.
Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe janë thyer xhamat e jashtëm të një dyqani pranë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.05.2022, në orën 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza”, në automjetin tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

