zoom

Bota

Kush është Gypsy Rose dhe pse TikTok-u është fiksuar pas vajzës që vrau mamanë e saj?

Me siguri, kudo nëpër #fyp tënd në TikTok ke parë historinë e Gypsy Rose Blanchard, e cila është akuzuar për vrasjen e shkallës së dytë, të së ëmës, Claudine, e njohur me nofkën “Dee Dee”. Gypsy u shpall fajtore në korrik të 2016-ës dhe u dënua për 10 vite. Ajo do të dalë nga burgu më 28 dhjetor, sipas vendimit të ri.

Historia e saj është mjaft interesante dhe disa njerëz në TikTok “e justifikojnë” vrasjen e së ëmës. Gypsy Rose ka qenë viktimë e së ëmës, e cila pretendohet se vuante  sindroma ‘Munchausen’ (një sëmundje e rrallë, ku pacienti shtiret sikur ka një sëmundje për të marrë vëmendje dhe empati).

E ëma e saj, “Dee Dee”, prej vitesh e kishte bindur vajzën se vuante nga një sëmundje. Ajo jetonte me të ëmën, e cila e mashtronte për simptomat e sëmundjes. Ajo nisi të shtirej dhe të thoshte se e bija vuante nga sëmundje të ndryshme qysh kur ishte bebe.

Historia virale e Gypsy Rose: Bindi të dashurin t’i vriste të

Gypsy Rose lindi në vitin 1991 dhe “Dee Dee” tha se e bija vuante nga apnea e gjumit. Kur vajza ishte 8 vjeç, “Dee Dee” u shpreh se vuante nga leuçemia dhe distrofia muskulare, ndaj i duhej që të lëvizte me karrige me rrota dhe të ushqehej me serume. Lista e sëmundjeve nga e cila “vuante” Gypsy Rose sa vinte dhe rritej, duke përfshirë edhe krizat, astma, si dhe dëmtim të shikimit dhe dëgjimit.

“Dee Dee” e detyroi të bijën të flinte me pajisje që ndihmojnë për t’i siguruar pacientit oksigjen. Gypsy Rose iu nënshtrua shumë operacioneve, duke përfshirë edhe ndërhyrje në sy.  Gjithashtu, asaj i hoqën edhe gjëndrën e pështymës, çka shkaktoi prishjen e dhëmbëve (shkaqe të tjera mund të jenë: neglizhenca, numri i lartë i mjekimeve), dentistët ia hoqën të gjitha dhëmbët.

Në të vërtetë, ndryshe nga ç’pretendonte e ëma, Gypsy Rose mund të ecte, të ushqehej vetë dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ajo ishte qerose për shumë vite, pasi ajo ia kishte rruar kokën që prej kohës kur ishte bebe.

Historia virale e Gypsy Rose: Bindi të dashurin t’i vriste të

Duke qenë se “Dee Dee” hiqej si një nënë e përkushtuar dhe e devotshme, njerëzit e besonin dhe u vinte keq për të. Ajo i ndiqte rastet e së bijës me mjekë të ndryshëm dhe kur testet tregonin se e bija ishte e shëndetshme dhe mjekët ia komunikonin rezultatet, ajo ndalonte së e konsultuari vajzën me ta. Për të marrë para, disa mjekë u bënë palë me mashtrimet e saj.

“Dee Dee” kishte bërë ca trajnime si infermiere, ndaj i përshkruante me detaje simptomat, në disa raste, edhe i imitonte ato. Nga ana tjetër, njerëzit mendonin se ajo ishte një nënë shumë e mirë dhe e dashur për të bijën, të cilën e këshillonte të mos tregonte asgjë nga takimet me mjekët.

Ajo i tha të atit të Gypsy Rose, Rod Blanchard, se e bija kishte një çrregullim të kromozomeve, që e kishte çuar në shumë probleme të ndryshme shëndetësore. Kur familjarët e tij vunë re se në fakt, Gypsy Rose nuk kishte nevojë për një karrige me rrota dhe nisën të ngrinin pikëpyetje, “Dee Dee” mori vajzën dhe u larguan.

Si një gënjeshtare profesioniste, “Dee Dee” pretendoi se ishte e mbijetuar e uraganit Katrina dhe mori ndihmë për t’u zhvendosur në Missouri në vitin 2005. Atje, ajo vijoi ta ndiqte të bijën me mjekë.

Historia virale e Gypsy Rose: Bindi të dashurin t’i vriste të

Edhe kur vajza ishte adoleshente, “Dee Dee” sërish pretendonte se ishte sëmurë dhe nisi edhe të gënjente për moshën e Gypsy-t. Në vitin 2008, ato u transferuan në një shtëpi të re. “Dee Dee” mori përfitime të ndryshme nëpër koncerte bamirësie dhe shumë komplimente se ishte një nënë heroinë.

Në vitin 2009, një raport anonim u dorëzua tek autoritetet duke thënë se rrëfimet e “Dee Dee” për sëmundjet e së bijes nuk kishin baza mjekësore. Nisur nga kjo, punonjës vizituan shtëpinë e tyre, por “Dee Dee” i bindi se nuk kishte asgjë të keqe.

Ndërkohë që Gypsy rritej, “Dee Dee” nisi të gënjejë gjithnjë e më shumë për moshën e saj, madje shkoi aq larg, sa ndryshoi edhe datën e lindjes, për të bindur të tjerët se vajza ishte më e re në moshë. Megjithatë, duke u rritur Gypsy Rose, “Dee Dee” e kishte të vështirë ta kontrollonte.

Në vitin 2012, Gypsy u përpoq të largohej nga nëna e saj, por “Dee Dee” e gjurmoi dhe e kapi sërish përmes miqve të përbashkët. Sipas Gypsy Rose, kur u kthyen në shtëpi, e ëma i theu kompjuterin dhe e lidhi në krevat, duke shtuar se në ca raste, e ëma e godiste dhe nuk e linte të ushqehej. Gypsy ia doli të kishte akses në internet. Ajo iu bashkua një faqeje takimesh me njerëz të krishterë dhe u njoh me Nicholas Godejohn. Ajo i tregoi atij për veprimet e së ëmës dhe i kërkoi që ta ndihmonte ta vrisnin atë.

Në vitin 2015, Nicholas shkoi në shtëpinë e tyre dhe e goditi “Dee Dee” me thikë, ndërsa vajza qëndronte e mbyllyr në banjë. Ai e qëlloi “Dee Dee” 17 herë dhe më pas, shkoi në dhomën e Gypsy-t ku kryen marrëdhënie seksuale.

Pas vrasjes, ata morën autobusin dhe u larguan në shtëpinë e tij, ku u gjetën dhe nga policia. Gypsy nuk e mbuloi krimin, përkundrazi, publikoi një status në Facebook ku shkroi: “Ajo k*rvë ka vdekur”. Sipas saj, këtë e bëri që ta gjenin trupin e së ëms.

Pas vdekjes së “Dee Dee”, shumë njerëz e pyetën Gypsy-n se pse ajo kishte shkuar aq larg sa ta vriste të ëmën. Duke marrë parasysh se ajo mund të ecte dhe të fliste, thjesht mund të ekspozonte gënjeshtrat e së ëmës në publik. Por, Gypsy mendonte se askush nuk besonte dhe kishte frikë nga ajo që e ëma mund t’i bënte.

Fakti që Gypsy Rose e kishte kaluar gjithë jetën duke u kontrolluar nga e ëma, duke mos e lejuar të shkonte as në shkollë, as të fliste dhe as të komunikonte, e shtyu në marrjen e një veprimi të tillë.

Historia virale e Gypsy Rose: Bindi të dashurin t’i vriste të

Sipas mjekut Marc Feldman, i specializuar për rastet me sindromën “Munchausen”: “Kontrolli mbi Gypsy-n ishte total në të njëjtën mënyrë si ajo e një personi të rrëmbyer. Në thelb, vajza ishte një peng dhe unë mendoj se mund ta kuptojmë krimin e ndodhur, pasi të kuptojmë se pengu po përpiqej të shpëtonte”./anabel