Aplikacion
Tregu valutor në Shqipëri këtë të martë paraqitet relativisht i qëndrueshëm, ndërsa monedhat kryesore të huaja vijojnë të këmbehen me nivele të përafërta me ditët e fundit.
Sipas kursit të këmbimit për datën 10 mars, dollari amerikan blihet me 82 lekë dhe shitet me 83 lekë në tregun vendas.
Ndërkohë, euro, monedha më e përdorur në transaksionet financiare në vend, blihet me 95.6 lekë dhe shitet me 96.3 lekë.
Edhe franga zvicerane vijon të mbetet në nivele më të larta në raport me lekun shqiptar. Ajo blihet me 105.5 lekë dhe shitet me 106.5 lekë.
Sa i përket paundit britanik, kjo monedhë blihet me 110.1 lekë dhe shitet me 111.1 lekë./ Zoom.al



