zoom

Ekonomi

Kursi i këmbimit/ Me sa këmbehen sot euro dhe dollari

Kursi i këmbimit/ Me sa këmbehen sot euro dhe dollari

Në tregun valutor, këtë të shtunë vihet re një situatë relativisht e qëndrueshme për monedhat kryesore, pa luhatje të ndjeshme krahasuar me ditët e fundit.

Sipas kursit të publikuar, dollari amerikan blihet me rreth 81.1 lekë dhe shitet me 82.5 lekë, duke ruajtur një diferencë të moderuar mes blerjes dhe shitjes.

Ndërkohë, euro vijon të mbetet valuta më e përdorur në vend, duke u blerë me 95.3 lekë dhe shitur me 96.1 lekë.

Franga zvicerane paraqitet më e fortë në raport me lekun, pasi blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 103.8 lekë.

Sa i përket paundit britanik, ai mbetet ndër monedhat më të shtrenjta në treg, duke u blerë me 109 lekë dhe shitur me 110 lekë./ Zoom.al

Postime të lidhura