Aplikacion
Denise John,editorja e shkencës në blogun Goop tregon se kur është koha më e mirë për të marrë suplementet
Me ushqim apo pa ushqim
Marrja e suplementeve me ushqim është gjëja më e mirë që mund të bëni sepse është më ë lëhtë për stomakun,që të treten më lehtësisht, sidomos vitaminat A,D,E dhe K.
Multivitaminat që kanë një kombinim të nutrientëve të ndryshëm si – vitamina,minerale,erëza mund të jetë më e mirë për stomakun që të futen si pjesë e një smoothie që përgatisni dhe kështu ju mund të merrni të gjitha nutrientët që ju duhen.
Studimet tregojnë se marrja e vitaminës D me ushqim mund të përthithet më mirë nga organizmi.
Marrja e vajit të peshkut mund të jetë më mirë me ushqim gjithashtu sepse përthithet më mirë.
Lëndët e tjera ushqyese si vitamina B mund të jetë më mirë nëqoftëse merret pa ushqim,hekuri dhe kalciumi gjithashtu.
Në mëngjes,pasdite apo darkë
Kur duhet t’i merrni suplementet varet nga mënyra juaj e jetesës,zakonisht rekomandohet që konsumimi i vitaminave B ose CoQ10 është më e mira të konsumohet në mëngjes.
Shpërndarja e suplemeteve nga mëngjesi deri në darkë mund të ndihmojë stomakun t’i përthisë më mirë ato.
Psh marrja e vitaminës D pas një vakti të bollshëm pasdite është koha më ë mirë për tretjen e tij.
Marrja e melatoninës përpara gjumit është koha më e mirë. / Goop – Përgatiti: Alesia Doçi
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës