zoom

Lajme

“Kunatolli i Lindës së Surrelit merr 75 mln dollarë pa bërë asgjë!”- Berisha: Rritja ekonomike vidhet! Pensionisti merr 2 kg domate!

“Kunatolli i Lindës së Surrelit merr 75 mln dollarë pa bërë asgjë!”- Berisha: Rritja ekonomike vidhet! Pensionisti merr 2 kg domate!

Kryedemopkrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për përkeqësim të vazhdueshëm të gjendjes së qytetarëve, duke e cilësuar situatën si një rënie të vazhdueshme nga muaji në muaj dhe duke folur për rritje të varfërisë që, sipas tij, prek gati gjysmën e popullsisë.

Berisha përmendi gjithashtu Linda Ramën dhe familjen e kryeministrit, duke pretenduar se individë të lidhur me ta përfitojnë shuma të mëdha nga kontrata publike, ndërsa qytetarët e thjeshtë, veçanërisht pensionistët, marrin vetëm një pjesë minimale të kësaj rritjeje ekonomike.

Berisha: Ndërkohë, gjendja e shqiptarëve përkeqësohet nga muaji në muaj, mashtrues ordiner i paskrupullt, kalon nga celulat e partisë së krimit, nga organizata te tjetra, absolutisht me një zinxhir të pafund mashtrimesh. Shet mashtrime dhe injorancë, ndërkohë që rreziku për varfërinë po prek gati gjysmën e popullatës.

Këto ditë u thotë shqiptarëve se nuk ka mundësi të ketë korrupsion. Po, po rritet GDP-ja, por kunatolli i Lindës së Surrelit nga kjo rritje merr 75 milionë dollarë pa bërë asgjë, për inteligjencën artificiale.

Dhe po t’ua ndajmë me familjen Rama, imagjinoni sa u takon, kurse ti o pensionist, nga kjo rritje merr 8 euro. Kjo është rritja. Ku shkon rritja? Rritja vidhet, është e vërtetë. Rritja është reale, sepse vjen nga taksat e larta që paguajnë qytetarët, sepse prodhimi industrial ka rënë, ai bujqësor ka rënë, eksportet kanë rënë, por rritje ka.

Burimet kryesore janë taksat e larta që paguajnë shqiptarët, ndërtimi i karteleve të drogës dhe krimit. Por nuk shpërndahet kjo rritje? Pikërisht këtu qëndron edhe korrupsioni i tmerrshëm që ka përpirë Shqipërinë. Ky thotë: “Kur ka rritje, si do ketë korrupsion?” Në këtë rritje, baxhanaku yt merr vetëm me një tender 75 milionë euro pa investuar asnjë qindarkë; pensionisti 8 euro, dy kile domate.

Postime të lidhura