zoom

Sport

Kukësi mbetet përsëri pa trajner, Emiljano Çela largohet pas 3 humbjesh radhazi

Tre ndeshje, 3 humbje, 0 pikë. Kaq ka zgjatur aventura e Emiljano Çelës në krye të Kukësit.

Rezultatet shumë negative detyruan trajnerin të paraqiste dorëheqjen te drejtuesit e klubit, dorëheqje e cila është pranuar.

Me anë të një njoftimi për mediat, klubi i Kukësit bërë të ditur largimin e trajnerit Çela.

Emiljano Çela është trajneri i tretë që largohet nga klubi verilindorë këtë sezon. Me 19 pikë në 24 javë, Kukësi renditet në vendin e fundit. /ZOOM.AL/