zoom

Lajme

Rama: Kush bën korrupsion është parazit, tradhtar i popullit dhe partisë! Ka shumë për të pastruar

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë me rastet korruptive, edhe brenda vetë socialistëve, duke u distancuar si përherë me moton “përgjegjësia është personale”.

Në një mbledhjen e sotme me grupin parlamentar të PS-së, kreu i të majtëve tha se çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike, që bën akte korruptive, është tradhtar.

“Kush flirton me armikun korrupsion dhe tradhton anëtarët dhe qytetarët, nuk është i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu siç kushdo në administratë i zgjedhur si drejtues, fut duart në buxhet, nuk është më ne dhe nuk mund të kërkojë asgjë nga ne veç përbuzjes, Çdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë i popullit dhe partisë, si çdo parazit që ushqehet me gjakun e trupit në kurrize.

Kur të zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por lajm i mirë është që kemi një parazit me pak. Jo, jo! S’është as i yni dhe i askujt. I dëgjoj patjetër edhe kur bërtasin me të madhe; hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë. Ia kapën atë ministër, atë ministre, i rrasën brenda atë kryebashkiak, apo atë drejtor. Një tam-tam politik. Përgjegjësi e partisë, farefisit është përgjegjësi kolektive, por në këtë shtet mbajmë fajësimin për kokën tonë, jo të të tjerëve”, tha Rama.

Gjithashtu Kryeministri në fjalën e tij tha se sot era është kthyer në favor të shtetit.

“As korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur si fenomen shqetësues, as forca jonë qeverisëse se ka fituar imunitetin ndaj korrupsionit. Edhe pse kemi pastruar jo pak nga kanalet e vatrat e korrupsionit, ka shumë për të pastruar. Brenda partisë sonë ka punë për furnizimin nga influenca e korrupsionit.

Këtu nuk bën asnjë përjashtim, as pushteti qendror, apo bashkitë dhe ndërmarrjet e tyre. Apo dhe agjencitë e tjera, apo partitë, janë lehtësisht të arritshme nga oferta e korrupsionit. Shpesh janë të prekshme nga korrupsioni, madje të gjunjëzueshme nga pikëpamja e korrupsionit”, tha Rama. /ZOOM.AL/