zoom

Lajme

Rama “lan duart”: Kanë ardhur kohë të këqija, s’kemi ç’ti bëjmë! Nuk lëshoj vetëm djalin e vogël…

Teksa lëshoi “batare” ndaj opozitës në fjalimin e tij, duke thënë se “po helmonte publikun”, kryeministri Edi Rama edhe një herë përjashtoi përgjegjësinë personale nga “mëkati” i korrupsionit të zyrtarëve socialistë që po mbushin SPAK-un dhe burgjet këto vite.

Kryeministri paralajmëroi të vetët, duke pranuar se situata mbetet kritike dhe kërkoi përgatitje për mandatin e katërt në bazë, për zgjedhjet e vitit 2025.

Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS, u shpreh se kushdo që lufton për të vërtetën dhe të mirën e vendit, ka mbështetjen e tij. Ai shtoi se kushdo që bën korrupsion ka mbështetje vetëm avokatin dhe jo partinë.

“Rruga e jetës na bashkon me shumë të tjera. Puna që na lidh për një qëllim, na zgjidh me një vepër të ulët si tradhtia. Kam pasur fatin prej 10 vitesh që të punoj me 40 ministra; se kush lufton për qëllime të përbashkëta, ka mbështetjen time dhe më ka në krah kurdoherë që do të sulmohet. Por kush gabon duke menduar se do të bëjë një rrugë dhe dy punë, s’do të më ketë mua në krah dhe PS, por vetëm avokatin e vetë. Qeveria ime ka ndryshuar dhe ministrat e mi kanë ndryshuar.

Por ky parim s’do të ndryshojë deri sa të jem unë. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël në ndonjë shkëmb mbi det kur do të hidhet. Por nuk mbaj asnjë burrë kur vjen ora të hidhet. Jo po s’kam bërë gjë, jo më bien në qafë, s’ka. Nëse s’ke bërë gjë, të mban e vërteta.

Më vjen shumë për këdo që nuk do ta pranojë këtë realitet të ri. Kanë ardhur kohë të këqija shumë për këtë realitet të ri politik. Nuk kemi hiç se çfarë t’i bëjmë, askush që do të bëjë një luftë tjetër me historinë dhe shqiptarët. Në 40 e ca ministra që kam punuar, ai grusht ministrash të PS në këto 10 vite që kanë akuza të ngritura apo dënime, nuk janë larguar nga SPAK, por një herë nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës. Por t’i bësh të gjithë pis dhe t’i quash të gjithë hajdutë dhe t’i bësh shembuj të drejtësisë!”, tha Rama. /ZOOM.AL/