Aplikacion
Tensionohet më shumë situata në Kuvend mes kampeve politike. Deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës kanë debatuar me tone të larta në seancën e sotme parlamentare.
Deputeti demokrat dhe kreu i grupit opozitar, Gazment Bardhi, ka replikuar ashpër me socialistin Erion Braçe, ndërsa e akuzoi këtë të fundit për gjuhë jo të hijshme.
Sakaq, socialisti mohoi që të kishte fyer demokratin.
Debati në sallë:
Bardhi: Kujt i thua ordiner ai?
Braçe: Nuk i thashë as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen…! /ZOOM.AL/



