Aplikacion
Për shkak të motit të ftohtë dhe reshjeve të shiut të përziera me borë, qarkullimi në Rrugën e Kombit bëhet me vështirësi, veçanërisht në segmentin nga Fani deri në Thirrë.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe kërkojnë që drejtuesit e automjeteve të pajisen me goma dimërore për të shmangur aksidentet. Ndërkohë, firmat e mirëmbajtjes janë angazhuar për të hedhur kripë dhe për të përmirësuar kushtet e qarkullimit.
Megjithëse ulja e temperaturave ishte paralajmëruar ditët e fundit, shumë shoferë nuk ishin të përgatitur dhe si pasojë disa automjete kanë rrëshqitur, duke shkaktuar aksidente në segmente me akull.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, veçanërisht gjatë kalimit në zona të rrezikshme./ Zoom.al

