zoom

Stil

Kujdes! 8 shenja që s’po pini ujë mjaftueshëm

Uji është burimi i jetës dhe trupi i njeriut ka nevojë për rimbushje ditore me ujë pasi e humb vazhdimisht atë. Ritmi i jetës na bën që shpesh të mos konsumojmë sasinë e nevojshme, dhe kjo është kritike.

Nëse mendoni se nuk po pini mjaftueshëm ujë, lexoni më poshtë shenjat që e tregojnë mungesën e tij në trup.

Gojë e thatë
Shenja e besueshme e mungesës së ujit në trup është tharja e gojës. Zakonisht ndjesia shfaqet para etjes.

Lëkura e thatë
Lëkura është organi ynë më i madh dhe luan një sërë funksionesh. Funksioni mbrojtës është më i rëndësishmi ndër ta. Lëkura e thatë është një nga shenjat serioze të dehidrimit.

Etje
Kjo është ndjeja kur ju doni patjetër të pini një lëng, qoftë i ngrohtë apo i ftohtë, ujë apo pije e gazuar. Etja e fortë kronike tregon se ju pini më pak ujë sesa i nevojitet trupit.

Sy të thatë
Me siguri keni ndjerë thatësi në sytë tuaj, një ndjenjë se diçka është futur në sy. Në fakt kjo tregon se keni një mungesë të theksuar të ujit në trup.

Dhimbje kyçesh
Gjunjët dhe shtylla kurrizore vuajnë nga dehidrimi, pasi edhe me një mënyrë jetese të qetë ata kanë ngarkesën më të madhe konstante.

Ulja e masës muskulore
Muskujt, si i gjithë trupi i njeriut, janë kryesisht me ujë, kështu që zvogëlimi i sasisë së ujit në trup ndikon drejtpërdrejt në masën muskulore.

Sëmundjet
Uji nuk sjell vetëm mikroelemente në trup, por gjithashtu largon toksinat prej tij.

Lodhje
Lodhja kronike dhe letargjia gjithashtu tregojnë se trupi nuk po pini ujë mjaftueshëm. Një nivel i ulët i energjisë shkaktohet nga dehidrimi në shumicën e rasteve.