zoom

Politikë

Ku dhe kur? Zbulohet takimi i radhës i Berishës me bazën e PD-së

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha pritet të zhvillojë takimin e radhës me bazën e PD-së.

Së fundmi, Berisha u gjend në Vlorë, nga ku deklaroi ndër të tjera se Lulzim Basha e ka çuar partinë në disfata të përsëritura.

Burime të brendshme kanë zbuluar për Zoom.al se ditën e mërkurë, ish-kryeministri do të jetë në qytetin e Durrësit.

Teksa mbeten për t’u parë zhvillimet e radhës, mesazhet dhe thirrjet që do të lëshojë Berisha në mesin e demokratëve, kujtojmë se përjashtimi i tij nga PD-ja solli krisjen e marrëdhënies me kryetarin Basha, një krisje që mund të cilësohet tanimë si armiqësi.