zoom

Bota

Kryeministri britanik në “luftë” për të shpëtuar postin e tij, deputetët e Partisë Laburiste i kërkojnë dorëheqjen

Kryeministri britanik në “luftë” për të shpëtuar postin e tij, deputetët e Partisë Laburiste i kërkojnë dorëheqjen

Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer, po lufton për të mbajtur vendin e tij të punës, pasi apeli i tij për një “rifillim”, pas rezultateve katastrofike në zgjedhjet lokale të javës së kaluar, u prit me dhjetëra ligjvënës në Partinë e tij Laburiste në pushtet, të cilët kërkuan që ai të jepte dorëheqjen.

Në një fjalim para simpatizantëve të Partisë Laburiste në Londër, Starmer tha se merrte përgjegjësinë për humbjet e rënda në këshillat në të gjithë Anglinë dhe në zgjedhjet për parlamentet e Uellsit dhe Skocisë. Por ai u zotua të qëndronte në detyrë, duke thënë se një ndryshim në udhëheqje do ta zhytte Britaninë në “kaosin” që sipas tij ku lulëzoi nën Partinë Konservatore, e cila rrëzoi dy udhëheqës në dy vitet para se Starmer të merrte detyrën.

Por më shumë se 70 deputetë të Partisë Laburiste i kanë kërkuar publikisht Starmer të japë dorëheqjen si kryeministër ose të përcaktojë një afat kohor për largimin e tij, ndërsa disa kanë dhënë dorëheqjen si ndihmës ministra. Nëse Starmer zgjedh të largohet ose shkarkohet, pasardhësi i tij do të bëhet kryeministri i shtatë i Britanisë në një dekadë.

Pavarësisht fitores dërrmuese në zgjedhjet e vitit 2024, britanikët u zemërua me Starmerin pothuajse menjëherë sapo ai mori detyrën. I sulmuar nga e djathta për dështimin e tij për të kontrolluar imigracionin e paligjshëm, nga e majta për politikat ekonomike jopopullore, dhe nga shumë njerëz në të gjithë spektrin politik për mungesën e karizmës dhe vizionit politik, pozicioni i Starmerit u përkeqësua.

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të javës së kaluar ,të cilat panë Partinë Laburiste të humbiste më shumë se 1,400 vende në këshillat angleze dhe kontrollin e parlamentit uellsian, ku kishte qenë partia më e madhe për dekada – duket se i kanë bindur dhjetëra ligjvënës laburistë se Starmer nuk është i aftë të fitojë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat pritet të mbahen në verën e vitit 2029.

Edhe pse Starmer është zotuar vazhdimisht se do të vazhdojë luftën, partia e tij ka mënyra për ta bërë atë të largohet. Kundërshtarët e tij kanë nevojë për 81 nënshkrime – ekuivalente me një të pestën e vendeve të Partisë Laburiste në parlament – në mbështetje të një sfiduesi për të shkaktuar zgjedhje për udhëheqjen e partisë.

Postime të lidhura