Aplikacion
Pas daljes nga SPAK, Pjerin Ndreu iu shpreh se ishte thirrur në cilësinë e personit në hetim, pas një kallëzimi të PD-së.
“Arsyeja është thirrje për një cështje që është denoncuar nga PD. Ajo që duhet thënë është 0 shkelje procedurash, 0 korrupsion dhe 0 dëm ekonomik.
Ka një problem procedure, ku PD në Lezhë nuk është dakord që t’i bëjmë trotuarin njerëzve.
Jemi në proces, dhash shpjegimit, do jap prap. Isha në cilësinë e personit në hetim për veprën penale shpërdorim të detyrës. Është kallëzim politik, por nuk ka të bëjë me asnjë shkelje.
Si duket shërbimi në komunitet që kemi bërë ne, nuk i ka shkuar për shtat PD-së të Lezhës, ndaj janë aty ku janë”, tha Pjerin Ndreu.