Aplikacion
Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, u paraqit këtë të enjte në SPAK dhe qëndroi për rreth tre orë.
Pas daljes, Golemi deklaroi për mediat:
“Dhashë një deklaratë si person në dijeni për një çështje që lidhet me institucionin e Bashkisë së Gjirokastrës.”
Ai nuk dha detaje të tjera rreth natyrës së çështjes ose individëve të përfshirë, duke theksuar se roli i tij ishte thjesht si dëshmitar i informuar.
