zoom

Lajme

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi! Drejtori sportiv: Të shkojë të luajë diku tjetër

Kristjan Asllani drejt largimit nga Interi! Drejtori sportiv: Të shkojë të luajë diku tjetër

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar se Kristjan Asllani është drejt largimit.

“I kemi thënë Asllanit se pas tre vitesh me ne, është e drejtë që ai të shkojë të luajë më rregullisht diku tjetër”, tha ai.

Ndërsa theksoi: “Edhe pse nuk duhet harruar se ka 100 ndeshje me Interin dhe është një futbollist i Kombëtares shqiptare. Por për të sot është idealja një projekt jashtë.”

Deklarara e tij, tregon vendimin e Interit për të larguar mesfushorin shqiptar.

Kristjan Asllanit i duhet që të zgjedhë ku do të vazhdojë karrierën e tij, që nuk do të jetë më me ngjyrat zikaltër.