zoom

Lajme

Krisje te Partizani – Drejtori Sportiv, Agim Ibrahimi largohet pas vetëm pak muajsh

Krisje te Partizani – Drejtori Sportiv, Agim Ibrahimi largohet pas vetëm pak muajsh

Partizani mund të mbetet shumë shpejt pa drejtor sportiv. Agim Ibrahimi ka vendosur të paraqesë dorëheqjen, vetëm pak muaj pasi mori detyrën në klubin e kuq.

Sipas burimeve pranë klubit, ish-futbollisti ia ka dorëzuar vendimin presidentit Gazment Demi, ndërsa tashmë mbetet në dorën e këtij të fundit të vendosë nëse do ta pranojë ose jo largimin.

Edhe pse drejtuesit kishin nisur punën për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ri, bashkëpunimi mes palëve duket se është vështirësuar për shkak të mospërputhjeve në mënyrën e menaxhimit të klubit.

Burime pranë Partizanit bëjnë të ditur se Ibrahimi kishte kërkuar më shumë autonomi në vendimmarrje për çështjet sportive dhe dëshironte që ndërhyrjet në kompetencat e tij të ishin minimale. Megjithatë, këto kërkesa nuk u realizuan, çka çoi në vendimin e tij për t’u larguar.

Nëse dorëheqja zyrtarizohet, Partizani do të detyrohet të nisë kërkimet për një tjetër drejtor sportiv, në një moment kur përgatitjet për sezonin e ri janë në zhvillim./ Zoom.al

Postime të lidhura