zoom

Bota

Krim i rëndë/ 18-vjeçarja shtatzënë vritet nga ish-i fejuari

Krim i rëndë/ 18-vjeçarja shtatzënë vritet nga ish-i fejuari

Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Turqi, pasi një vajzë 18-vjeçare, në muajin e pestë të shtatzënisë, u vra me armë zjarri nga ish-i fejuari i saj.

Mediat vendase e kanë përshkruar si “krim për nder”.

Viktima, Oya Budak, kishte mbetur shtatzënë pas një përdhunimi, sipas burimeve pranë familjes, dhe për këtë arsye i fejuari i saj, Samet T., 19 vjeç, kishte vendosur të prishte fejesën.

Mbrëmjen e kaluar, Sameti e kishte telefonuar Oyan për t’u sqaruar dhe ajo kishte shkuar në vendtakim e shoqëruar nga vëllai i saj i mitur, 13 vjeç. Pas disa minutash bisedë dhe tensioni verbal, autori nxori armën dhe e qëlloi Oyan në vesh dhe në gjoks, duke e lënë të shtrirë në gjak.

Autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me makinën e babait të tij. Oya u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni të ndërlikuar, por, fatkeqësisht, as ajo dhe as foshnja nuk arritën të mbijetojnë.

Policia ndërhyri shpejt dhe bëri të mundur arrestimin e 19-vjeçarit, i cili ishte fshehur në banesën e xhaxhait. Në deklarimet e para, ai ka pohuar se krimin e ka kryer për “çështje nderi”./ Zoom.al