Aplikacion
Gjatë raportimit në KLP, kreu i SPAK, Altin Dumani ka theksuar mungesën e bashkëpunimit nga autoritetet doganore dhe tatimore në vend, ku ka një risk të lartë për korrupsion dhe skema të tjera të abuzimit financiar.
Dumani u shpreh me skepticizëm për mungesën e raportimeve nga këto dy drejtori.
“Nuk besoj se niveli i korrupsionit në Tatime e Dogana është zero. Mund të lexohet edhe sikur ka rënë korrupsioni dhe kriminaliteti, por nisur nga numri i lartë i denoncimeve të qytetarëve dhe hetimeve të nisura kryesisht nga prokuroria, nuk mund ta them këtë”, u shpreh Dumani.
Më tej ai shtoi se vlera e pasurive të sekuestruara për vitin 2024, arrin në vlerën e 27 milionë eurove, ndërsa i atyre të konfiskuara në vlerën 36 milionë euro.

