Aplikacion
Ish-deputeti socialist dhe ish-drejtori i Top Channel Ben Blushi mësohet se e ka shtyrë për në shtator prezantimin e tij në detyrën e re të Drejtorit të Përgjithshëm të Euronews Albania.
Burime nga ky televizion bën me dije se drejtuesit e kësaj media dhe vetë Blushi kanë parë të arsyeshme që prezantimi i tij në këtë post të ri të bëhet me nisjen e sezonit të ri televiziv që nis në shtator.
Por që çdo gjë ta gjejë gati në shtator, Blushi ka dërguar tashmë në Euronews Albania një nga njerëzit e tij më të besuar.
Bëhet fjalë për Bjorn Xhokaxhi, i cili edhe në Top Channel ka qenë krahu i dajthtë i Ben Blushit, duke mbajtur pozicionin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm.
Mësohet se Xhokaxhiu është prezantuar gjatë ditës së sotme në Euronews Albania, ku dhe ka marrë një nga pozicionet drejtuese në të.
Ashtu si edhe në Top Channel, Bjorn Xhokaxhi do jetë një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Blushit në këtë television dhe do të përgatisë kalimin gradual të tij në shtator.
Më parë ai është bërë disa herë “mollë sherri” mes Blushit dhe familjarëve të Vjollca Hoxhës në Top Channel dhe ai ishte i fundit që u largua nga grupi i Blushit nga ky television.
Nuk dihen ende tetajet financiare të kësaj kontrate të re të Blushit, por në Top Channel ai merrte një rrogë mujore që shkonte deri në 24 milionë lekë të reja. /Zoom.al