zoom

Aktualitet

KQZ vendos sot për dy kërkesat e PD

Ditën e sotme, kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për t’u regjistruar në zgjedhjet e ’14 Marsit’.

Në orën 16:00, Celibashi do përcaktojë nëse PD do futet apo jo në zgjedhjet vendore.

Një ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, ndaj vendimi i takon Celibashit.

KAS sqaroi se Berisha nuk mund të ankimojë një vendim që i përket grupimit të Alibeajt. Ndërsa për kërkesën e PD së Alibeajt, KAS tha se vendimi i ndërmjetëm është procedurial ndaj nuk mund të merret parasysh ankimimi.

Në vendimin e parë, Celibashi vendosi kusht plotësimin e deklaratës nga Lulzim Basha, i cili rezulton kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike.

Mirëpo, grupi i deputetit Enkelejd Alibeajt insiston se nuk do firmosë Basha, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen dhe se sipas tyre dokumentacioni është i plotë.