zoom

Politikë

KQZ publikon shifrat e zgjedhjeve të 14 Majit, qarqet me “notat ngelëse” në pjesëmarrje

Komisioneri Ilirian Celibashi ka zhvilluar këtë të mërkurë një komunikim me gazetarët, lidhur me zgjedhjet e 14 majit 2023, duke nxjerrë statistikat për pjesëmarrjen në to.

Sipas kreut të KQZ, pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje ka qenë 38.24%, ndërsa në ato të vitit 2021, pjesëmarrja totale ka qenë 46.32%.

Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë në votime ka qenë ajo e Fushë Arrëzit, ndërsa me pjesëmarrje më të ulët ka qenë bashkia Vlorë.

“Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit 2023 ka qenë 38.24%, në krahasim me 46.32% në 2021.

Më shumë pjesëmarrje në zgjedhje është bashkia e Fushë Arrëzit, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët”, u shpreh ai ndër të tjera. /ZOOM.AL/