zoom

Slider

Kosova e priti me krahë hapur, por sulmuesi shqiptar zgjedh Gjermaninë! Flick e fton te “pancerat”

Kosova e priti gjatë, por sulmuesi me origjinë Mërgim Berisha ka vendosur të përfaqësoj Gjermaninë.

Gjermania do të luajë dy ndeshje miqësore në mars, pasi është e kualifikuar në Kampionatin Europian 2024 si organizatore e turneut.

Në këtë mënyrë shanset që Berisha t’i bashkohet Kosovës janë 0. Për atë kishte shfaqur interes edhe Shqipëria, por ai vendosi të zgjedh Gjermaninë, pasi aty është rritur.

Image

Mërgim Berisha ka spiaktur këtë sezon në Bundesligën gjermane me 8 gola dhe 4 asiste në 18 ndeshje me Augsburgun.

Viteve të fundit, Kosova ka humbur një numër të konsiderueshëm të futbollistëve cilësorë, shumë prej të cilëve preferojnë të luajnë për shtetet të tjera.

Madje ka patur raste kur edhe pse kanë luajtur me moshat e Kosovës në fund i kanë braktisur për të luajtur për shtete tjera./zoom.al/