Aplikacion
Një 40-vjeçare nga Korça i është drejtuar policisë pas largimit nga banesa të vajzës së saj 13-vjeçare.
Pas kërkimeve, uniformat blu kanë vënë në pranga një 17-vjeçar, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me të mitur.
Sipas burimeve, i riu ka pranuar para oficerëve, se ka pasur marrëdhënie me vajzën, duke theksuar se ishte me pëlqimin e të dyve.
Ata i përkasin komunitetit rom. Megjithatë, për shkak të moshës së vajzës, ky deklarim nuk është marrë në konsideratë, pasi ligji nuk e njeh pëlqimin e një të miture nën 14 vjeç.
17-vjeçari me inicialet F.T. u arrestua./ Zoom.al



