Aplikacion
Një 76-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në oborrin e banesës së tij këtë të enjte në Korçë.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi S. S., banues në Korçë, ka tentuar t’i japë fund jetës duke përdorur një kabllo elektrike.
Fatmirësisht, ai është konstatuar në kohë nga familjarët e tij, të cilët ndërhynë menjëherë dhe arritën ta shpëtojnë.
I moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./ Zoom.al
