zoom

Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen 3 iPhone në qeli

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen 3 iPhone në qeli

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një kontroll të befasishëm në IEVP Durrës, ku vuajnë dënimin edhe ish-zyrtarë dhe figura publike.

Aksioni u ndërmor në orët e para të mëngjesit. Gjatë kontrollit në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit u sekuestruan tre telefona celularë tip iPhone, të ndezur dhe funksionalë.

Sipas njoftimit zyrtar, një prej tyre u gjet në posedim të një të paraburgosuri me iniciale B.G., ndërsa dy të tjerë, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan pa autor në ambientet e burgut.

Menjëherë pas konstatimit, i paraburgosuri u veçua, u hartua raporti i incidentit dhe u mbajt procesverbali për bllokimin e sendeve të ndaluara. Materialet janë referuar për hetim te SHKB.