zoom

Lajme

Kontrata e Donnarumma me PSG drejt përfundimit, United i interesuar për portierin italian

Kontrata e Donnarumma me PSG drejt përfundimit, United i interesuar për portierin italian

Manchester United  është i interesuar për portierin  e Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma.

Donnarumma ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij. Portieri italian nuk ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e PSG-së pavarësisht muajsh negociatash.

Kjo i lë kampionët e Ligue 1 me një dilemë të madhe këtë verë nëse duhet ta transferojnë Donnarummën apo ta lejojnë të largohet si lojtar i lirë kur kontrata e tij të skadojë, nëse nuk mund të gjendet një marrëveshje për kushte të reja.

Ndërkohë tek Manchester United  ka pasur spekulime të vazhdueshme rreth të ardhmes së Andre Onana  këtë verë, me portierin kamerunas që po kalon një kohë të vështirë në Old Trafford që kur u bashkua nga Inter Miami.

Ndjekja e Donnarumma nga Man Utd do të varet nga e ardhmja e Onana, por ka edhe pikëpyetje të mëdha nëse italiani do të ishte i interesuar të transferohej në një klub pa futboll evropian./ZOOM.AL