zoom

Aktualitet

Kontrabandë e shpërdorim detyre/ Arrestohen 7 persona në Pogradec, mes tyre doganierë dhe policë

Policia kufitare ka arrestuar 7 persona në Qafë Thanë, pasi janë kapur në flagrancë, teksa transportonin mallra ushqimore të futura kontrabandë, duke shmangur kështu detyrimet doganore.

Më tej, policia ka zbuluar se ata janë favorizuar kundrejt shumave në para nga punonjës policie, në bashkëpunim me punonjës të doganës, pranë kësaj pike kufitare.

Sipas deklaratës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore janë vendosur në pranga 2 punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë Thanë, 2 doganierë dhe 3 shtetas  me inicialet J. H., B. H. dhe F. G.

Po kështu janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës./zoom.al/