zoom

Lajme

Konflikti që ndezi rrjetin/ Prapaskenat e sherrit mes Mirit dhe Ilir Vrenozit pas përfundimit të BBV

Konflikti që ndezi rrjetin/ Prapaskenat e sherrit mes Mirit dhe Ilir Vrenozit pas përfundimit të BBV

Përplasja mes Ilir Vrenozi dhe Armir Shahini (i njohur si Miri) vijon të mbetet në fokus edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania. Pas akuzave publike të Vrenozit, i cili pretendoi se ishte kërcënuar, kanë reaguar edhe persona që kanë qenë të pranishëm në momentin e debatit.

Të ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell, ish-banorët Seno Fishta dhe Armir Tola ndanë versionin e tyre për ngjarjen, duke tentuar të qartësojnë situatën.

Sipas Senos, tensioni nisi nga një pakënaqësi e akumuluar e Shahinit, e cila u përplas me reagimin impulsiv të Vrenozit:
“Varet se si e ka marrë Iliri sepse ka patur disa ditë që Miri po e linte të kuptonte se ‘pse nuk më ke mbështetur mua?’. Po ia thoshte me disa gjeste, me disa shenja. Po Iliri është shumë impulsiv dhe ka momente që shprehet.”

Nga ana tjetër, Armir Tola, i pranishëm gjatë përplasjes, theksoi se situata është menaxhuar dhe nuk paraqet rrezik për përshkallëzim:
“Unë kam folur me të dy dhe mbrapa. Është çështje momentale, nuk do të ndodhë asgjë, edhe nëse duan të ndodhë gjë prapë do ua bllokoj unë. Kështu që të jeni të sigurt se nuk do ndodhë asgjë në këtë rast.”