zoom

Aktualitet

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Deputetët e PD kërkojnë seancë dëgjimore me Ramën

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Deputetët e PD kërkojnë seancë dëgjimore me Ramën

Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme kanë kërkuar nga kryetari i komisionit, Igli Hasani, thirrjen e një mbledhjeje të menjëhershme për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Në një kërkesë zyrtare dërguar Kuvendit të Shqipërisë, deputetët demokratë sugjerojnë organizimin e një seance dëgjimore me kryeministrin Edi Rama më 9 mars 2026.

Sipas tyre, përshkallëzimi i situatës në rajon kërkon informacion dhe debat institucional mbi rolin dhe angazhimin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare.

Deputetët theksojnë se informimi i Kuvendit dhe debati publik janë të domosdoshëm për të kuptuar qëndrimet dhe strategjinë e qeverisë shqiptare në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme po rriten./ Zoom.al

Postime të lidhura