zoom

Aktualitet

Konfirmohet zyrtarisht! Varianti Omicron mbërrin në Shqipëri

Varianti i COVID -19, Omicron ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli në mbledhjen e sotme.

Ajo tha se dyshimi për prezencën e tij në Shqipëri është konfirmuar pas analizave të kryera në Gjermani.

“Siç jeni në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon Omicron. Varianti i Sars Cov 2. Është konfirmuar Omicron në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori në Gjermani. Si jeni në dijeni situata paraqitet e qëndrueshme edhe në dy javët e fundit. Indikatorët”, tha Rakacolli.