zoom

Ekonomi

Koncesioni i skanimit merr 100 mln USD, mungojnë rezultatet

Në krye të pagesave ditore të thesarit të shtetit qëndrojnë kontratat koncesionare, të cilat gjatë dekadës së fundit janë ndër përfituesit kryesore të financimeve të buxhetore.

Një ndër këto koncesione është edhe skanimi i mallrave në Dogana që zotërohet nga kompania S2 Albania.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se, që nga viti 2015 deri më 2022, buxheti i shtetit ka paguar për shërbimin e skanerit në dogana rreth 10,8 miliardë lekë (rreth 100 mln USD).

Qeveritë shqiptare që e dhanë këtë koncesion në vitin 2013 dhe e rinegociuan në vitin 2015, tani rreth 7 vite nga zbatimi i tij nuk janë në gjendje të analizojnë përfitimet që vijnë nga koncesioni.

Në raportin e fundit të monitorimeve të koncesioneve për vitin 2021, raportohet se gjatë vitit të kaluar nga skanerat e koncesionit janë zbuluar 176 raste të parregullta të tregtisë në të gjitha pikat e skanimit dhe kishin të bënin me raste të narkotrafikut, kontrabandë etj, por e pa konvertuar në vlerë. Në vitin 2020 skanerët kapen 71 raste të jo rregullta dhe në vitin 2019 vetëm 24 raste.

Ministria e Financave raportoi se buxheti i shtetit bën pagesa vjetore që i kalojnë të 12 milionë eurot ndaj kompanisë se skanerit, mirëpo nuk ka një vlerësim se sa janë rritur të ardhurat e buxhetit të shtetit nga ky shërbim dhe sa është ulur trafiku i mallrave të paligjshme.

Në fillim të muajit nëntor një sasi droge prej rreth 33 kilogramësh kokaine u kap nga organet e policisë, pasi kishte kaluar procesin e skanimit i cili e nxori të pastër ngarkesën. Tre punonjës të skanimit në Durrës kanë marrë masën e arrësit me burg, ndërkohë që Porti i Durrësit është shndërruar në kanal kryer të hyrjes së drogës nga vendet latine në sasi të mëdha.

Procesi i skanimit aktualisht kryhet në Degët Doganore Kapshticë, Kakavijë, Morinë, Durrës dhe Qafë Thanë.

Kjo kontratë koncesioni është miratuar fillimisht me anë të Ligjit Nr. 123/2013 dhe është ndryshuar më pas me Ligjin Nr. 74/2015. Ndryshimet e bëra konsistonin në ndryshimin e vlerës së tarifës së skanimit për deklaratat doganore.

Nëse para ndryshimeve tarifa për çdo deklarate doganore të skanuar ishte 39 euro, tashmë me ndryshimin ligjor tarifa e skanimit u vendos të jetë 5 euro për deklaratat doganore nën ose të barabarta me 1000 Euro dhe 22 Euro për deklaratat doganore mbi 1000 Euro.

Për vitin 2021 në Republikën e Shqipërisë rezultojnë 228 kontrata koncesioni/PPP të nënshkruara. Ministria e Financave ka detyrimin të monitoroje kontratat me një njësi tw posaçme e ngritur tashme.

Në bazë të raportimeve të bëra r raportua përciptas për vetëm 65 Kontrata Koncesioni/PPP, të cilat përfshihen në sektorin e Transportit, Energjisë, Zhvillimit Urban, Zhvillimit Ekonomik, Kontrollit Fiskal, Mjedisit dhe Shëndetësisë ose vetëm 28% e totalit të kontratave./B.Hoxha

Burimi: Ministra e Financave, 2015-2021 fakt; 2022 plan / Monitor