zoom

Lajme

Kompania “Amazon” do sjellë së shpejti Asistentin AI. Do rezervojë fluturime e planifikojë pushime!

Kompania “Amazon” njoftohet se po punon në një asistent me AI, që mund të zhvillojë biseda, të planifikojë pushime dhe të rezervojë fluturime.

Siç raportohet, gjiganti teknologjik po zhvillon chatbot-in e tij të parë të mundësuar nga Inteligjenca Artificiale.

Por, kompania ende nuk ka komentuar për lajmet. Bëhet e ditur se mjeti i quajtur Metis “ushqehet” nga një model me Al, Olympus, i cili thuhet të jetë version më i fuqishëm i modelit Titan, shkruan “The Sun”.

Në formën e tij më të thjeshtë, Metis kthen përgjigjet e bazuara në tekst dhe imazh, sipas dokumenteve të brendshme. Ai synon të gjenerojë përgjigje më të përditësuara dhe të sakta për ngjarjet aktuale.

Metis pritet gjithashtu të punojë si një asistent personal që mund të automatizojë dhe të kryejë detyra më të komplikuara. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura