zoom

Lajme

Kombëtarja mbyll stërvitjet, sot miqësorja me Suedinë. Silvinjo mendon rreshtim të ri (Video)

Humbja me Kilin i ka kthyer kuqezinjtë me këmbë në tokë, teksa tekniku Silvinjo po mendon skema të reja.

Mbrëmë u zhvillua edhe stërvitja e fundit para përballjes në Stokholm me Suedinë, ndeshja e dytë miqësore.

Pas përfundimit të konferencës zyrtare për media të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Ylber Ramadani, skuadra zbriti në fushën e lojës dhe kreu seancën stërvitore në stadiumin “Friends Arena”, duke mbyllur kështu edhe përgatitjet për duelin miqësor ndaj Suedisë.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik u stërvitën për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes. Pritet që braziliani të rreshtojë një skuadër tjetër, me disa ndryshime thelbësore, për të gjetur ekuilibrat e rinj.

Skuadra ka punuar më shumë me topin, pa ngarkesa fizike dhe gjendja e lojtarëve është e mirë. I gjithë fokusi është vetëm te sfida e dytë miqësore e marsit ndaj Suedisë. Takimi Suedi–Shqipëri do të luhet më 25 mars ora 19:00 në stadiumin “Friends Arena”. /ZOOM.AL/