zoom

Aktualitet

Kodi i ri Penal, propozimi i Arben Rakipit: Do të legalizohet prostitucioni dhe eutanazia

Kodi i ri Penal, propozimi i Arben Rakipit: Do të legalizohet prostitucioni dhe eutanazia

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, njëkohësisht edhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal, ka propozuar që në Shqipëri të legalizohet prostitucioni.

Në dëgjesën publike për Kodin e ri Penal, Rakipi bëri krahasimin me Kodin Penal në Francë ku u shpreh se atje ushtrimi i këtij profesioni nuk dënohet.

“Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni”, theksoi ai, duke shtuar se “Kodi penal dhe kodi francez nuk e dënon”.

Rakipi shtoi se “ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend”.

Arben Rakipi: Projekti synon depenalizimin. Të depenalizohet ushtrimi i këtij profesioni. Për fat të keq duhet të përdor termin profesion. Kodi penal dhe kodi francez nuk e dënon ushtrimin e profesionit. Propozimi ynë nuk është për shkaqe ngjashmërie me çfarë ndodh në Evropë sepse kjo për mua nuk do të mjaftonte, do të ishte shprehje e plagjiaturës.

Unë mendoj se terreni shqiptar nuk mbahet më me lëndë penale, sidomos në këtë fushë. Ky lloj profesioni ka marrë përkrahje të gjerë që demonstrohet haptasi edhe nga influencerët e jetës të të miturve apo të tjerëve në vend. Për rrjedhojë lënda penale tashmë është e padobishme. Këtu jemi bazuar për të bërë propozimin tonë

Postime të lidhura