zoom

Lajme

Klasikja e Premier ndahet në paqe dhe gëzon Arsenalin, Klopp i kënaqur me barazimin

Klasikja e Premier ndahet në paqe dhe gëzon Arsenalin, Klopp i kënaqur me barazimin

Barazim spektakolar 1-1 mes Liverpool dhe Manchester City në “Anfield”, në supersfidën e Premier League.

Në minutën e 23-të, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, kampionët e Anglisë kaluan në epërsi. Një top i De Bruyne për Stones, me mbrojtësin që nga fare pranë portës dërgoi topin në rrjetë.

“The Reds” reaguan brenda pjesës së parë duke shkaktuar drithërima në stadium, gjithsesi gjuajtja me kokë e Dominik Szoboszlai nuk pati saktësisnë e duhur.

Pjesa e dytë filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e Klopp. Gafë e Ake me topin e kthyer, me portierin Ederson që u detyrua të bëjë faull ndaj Nunez. Penalltia u përkthye  në gol nga Mac Allister A, falë një ekzekutimi të admirueshëm.

Vendasit morën zemër dhe në të 63-tën Luis Diaz shpërdoroi një rast të artë përballë portierit, pas një asisti të Salah.

“Qytetarët” nuk qëndruan duarkryq, ishte Foden që “flirtoi” me golin, por vetëm kaq. Me këtë rezultat, Liverpool renditet në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa City ka një pikë më pak dhe renditet në vendin e 3-të.

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp u shpreh i lumtur për paraqitjen e skuadrës në barazimin 1-1 me Manchester Cityn.

“Kam parë shumë futboll. Unë nuk mendoj se e kam parë ndonjëherë Manchester Cityn të vuaje se si ata vuajten dhe luftuan sot në pjesën e dytë. Kam parë kaq shumë shfaqje të bujshme sot. Të gjithë ishin të jashtëzakonshëm. 10 minutat e para ishim në nxitim dhe nuk ishim me mendjen ne fushe. Pjesa e dytë ishte më e mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër Cityt! Futboll i jashtëzakonshëm wow!.

Kontakt Doku-Mac Allister?: “Ai mund të godasë topin vetëm sepse këmba e tij është pikërisht aty. Ata thonë: goditi topin. Por nëse topi nuk është aty ai e vret kundershtarin, këmba nuk ka lidhje me të!”, tha ai.

/ZOOM.AL/

Postime të lidhura